Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përkeqësimi i situatës, Kosova me masa strikte, por s’ka gjendje të jashtëzakonshme

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 17:44 | Kosova
Përkeqësimi i situatës, Kosova me masa strikte, por s’ka

Kosova shton kufizimet dhe masat strikte si pjesë e luftës kundër përhapjes së Covid-19. Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë propozoi që të ketë dezinfektues në çdo objekt, ndalimin e tubimeve publike dhe ritet fetare deri në një vendim tjetër.

Gjithashtu, nxiten qytetarët që të mbajnë maska dhe të respektojnë distancimin social. Kryeministri, Avdullah Hoti, tha pas mbledhjes së Komitetit se për momentin nuk do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, por nuk e përjashtoi një gjë të tillë për ditët në vijim.

Qeveria e Kosovës, javëve të fundit, frenoi rihapjen e ekonomisë për shkak të përkeqësimit të situatës. Kryeministri Hoti nënvizoi se gjendja po rëndohet dita-ditës dhe se kapaciteti shëndetësor është në limite.

Aktualisht janë 301 pacientë me Covid-19 të shtruar në spitalet e Kosovës, 29 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli