Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Rruga me drita të kuqe” kërkon rikthimin në aktivitet

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 16:58 | Lifestyle
“Rruga me drita të kuqe” kërkon rikthimin në

“Rruga me drita të kuqe” në Hamburg të Gjermanisë kërkon rikthimin në aktivitet pas muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë koronavirus.

Për të përçuar fjalën e tyre tek autoritetet, punonjëset organizuan dhe një protestë paqësore. Ata theksojnë se me rihapjen e dyqaneve dhe bizneseve të tjera, aktiviteti i tyre është lënë jashtë vëmendjes dhe nën një izolim të vazhduar duke i privuar nga jeta e përditshme edhe pse nuk përbëjnë rrezik të lartë për shëndetin.

Për një natë të vetme, “Herbertstrasse”, që po qëndron në errësirë nga marsi, hapi qepenat dhe dritat e kuqe dhe punonjëset u vendosën sërish në dritare teksa mbanin në fytyrë një maskë teatrale. Një protestuese, madje, luajti këngë folku në violinë.

“Profesioni më i vjetër në botë ka nevojë për ndihmën tuaj”, shkruhej në një pankartë pranë një shtëpie publike të licencuar në lagjen e njohur të Hamburgut për jetën e natës. Protestueset u ankuan se mbyllja e vazhdueshme e aktivitetit po i detyron që të kalojnë në praktika ilegale dhe sërish në rrugë, që është një mënyrë shumë e rrezikshme e të punuarit.

Ndërkohë, prostitucioni tolerohet në Gjermani dhe punonjëset e seksit paguajnë taksa. Një ndër kërkesat që ushtruan gjatë protestës ishte që ato të përfitonin nga pakoja e ndihmës, të cilën qeveria federale e ka vendosur në dispozicion të biznesit të vogël.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu