Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tottenham triumfon në derbin e Londrës, Arsenal-it s’i mjafton supergoli i Lacazette

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 19:32 | Futboll
Tottenham triumfon në derbin e Londrës, Arsenal-it s’i mjafton

Tottenham-i i Mourinho-s fitoi 2-1 në derbin e Londrës ndaj skuadrës së Arsenalit, duke siguruar 3 pikë mjaft të vlefshme në garën për një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Arsenali realizoi i pari me anë të një supergoli të shënuar nga francezi Lacazette. Pasi mori një top nga Granit Xhaka, sulmuesi lëshoi një silur në drejtim të portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit për të reaguar edhe pse distanca ishte e konsiderueshme.

Por pavarësisht këtij goli, Tottenham gjeti forca për të reaguar, por edhe me një ndihmë të madhe nga mbrojtësi David Luiz, i cili bëri një tjetër gafë, duke i dhuruar golin Son Heung-Min.

Ndërkohë, autori i golit të fitores  për “Spurs” ishte Alderweireld, i cili realizoi 9 minuta para mbylljes së kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Tottenham shkon në kuotën e 52 pikëve, 2 më shumë se Arsenali, në vendin e tetë në renditje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë