Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sevilla siguron Champions League, mbijeton Eibar

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 08:26 | Futboll
Sevilla siguron Champions League, mbijeton Eibar

Sevilla është një hap larg sigurimit të pjesëmarrjes në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadra andaluze mundi 2-0 Mallorca-n, duke shënuar suksesin e katërt me radhë në La Liga e tashmë, dy javë nga përfundimi i kampionatit, Sevilla-s i mjafton vetëm një pikë për të prerë biletën.

Golat e fitores përballë Mallorca-s u shënuan nga i zakonshmi Ocampos dhe nga sulmuesi maroken En Nesyri.

Bilbao arriti fitoren tepër të rëndësishme për Europa League kundër Levantes. Eibar me suksesin përballë Espanyol siguroi mbijetesën në La Liga, ndërkohë që të njëjtën gjë shpreson edhe Leganes që mundi 1-0 Valencian, por do t’i duhet një mrekulli në dy javët e fundit për të shpëtuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë