Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shkarkimi i Presidentit, Kuvendi mbyll hetimin për Ilir Metën

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 15:11 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit, Kuvendi mbyll hetimin për Ilir Metën

Që nga 8 korriku 2019, komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës zhvilloi 9 mbledhje. Iu drejtua dy herë Komisionit të Venecias dhe pas më shumë se një viti mbylli hetimin në një klimë më paqësore me Presidentin e Republikës, ku fjala “shkarkim” nuk po përmendet më.

Konkluzionet e hetimit që nisi fillimisht me anulimin e zgjedhjeve të 8 qershorit e më pas u shtua në objekt me emërimet e gjykatësve kushtetues, do të dalin të premten.

Klotilda Bushka e Halit Valteri do të listojnë shkeljet e Presidentit dhe do të sugjerojnë nëse duhet të shkarkohet, siç u trumbetua në nisje të hetimit, apo duhet zgjidhur me ndryshime ligjore e kushtetuese për të shmangur përplasjet institucionale në të ardhmen, siç duket të jetë edhe qasja e re.

Më 30 korrik zyrtarisht skadon mandati i hetimorit të parë të ngritur për shkarkimin e një Presidenti të Republikës. Vetë Ilir Meta, që nga fillimi, kishte shprehur bindjen se do të qëndronte në zyrën e tij deri ditën e fundit të mandatit, 24 korrik 2022.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani