Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Vlerësimi i Moody’s, si e lexojnë mazhoranca dhe opozita raportin?

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 16:39 | Ekonomi
Vlerësimi i Moody’s, si e lexojnë mazhoranca dhe opozita

Mazhoranca dhe opozita e lexojnë në mënyra të ndryshme raportin e Moody’s. 

Për demokratët, konstatimet e institucionit financiar të vlerësimit janë një këmbanë alarmi që vjen pas keqmenaxhimit të financave publike dhe pasqyron gjendjen e vështirë që po kalon ekonomia. 

Dorian Teliti, drejtor i kabinetit të Partisë Demokratike, tha: “Problematikat ishin ato të mëparshmet, thjesht të amplifikuara akoma edhe më shumë. Ajo që sillet në vëmendje është risku i rritur akoma edhe më tepër me të cilën përballen financat shqiptare. Ekonomia nuk po lëviz, nuk po prodhon dhe nuk po gjeneron vende pune”.

Ndërsa për Ministrinë e Financave, mbajtja e pandryshuar e vlerësimit në B1 për Shqipërinë është një lajm i mirë që konfirmon qëndrueshmërinë e vendit në tregjet ndërkombëtare: “Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.
Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin qershor të këtij viti”.

Në vlerësimin periodik të bërë nga agjencia prestigjioze Moody’s vlerësohet se risqet për ekonominë shqiptare janë shtuar dhe problemet e vjetra janë përkeqësuar. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë