Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Akuzat për trukim, Tirana paraqitet në Komisionin e Etikës

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 18:00 | Futboll
Akuzat për trukim, Tirana paraqitet në Komisionin e Etikës

Njëmbëdhjetë ditë pas nisjes së hetimeve, Tirana u paraqit në Komisionin e Etikës për të dëshmuar rreth akuzave për trukime në ndeshjen me Bylisin.

Presidenti Refik Halili, drejtori sportiv Arbi Laçi, trajneri Emmanuel Egbo, kapiteni Erando Karabeci dhe portieri Ilion Lika dhanë versionin e tyre të fakteve për dyshimet rreth integritetit të ndeshjes.

“Unë jam i sigurtë që ne si klub kemi bërë mirë, nuk kemi lejuar që të bëhet gjë e keqe. Unë e di që nuk është bërë ashtu siç kanë dashur. Klubi jonë është i pastër”, tha Halili.

Në të njëjtën linjë me drejtuesin e klubit ishte edhe trajneri Egbo: “Unë e njoh ekipin tim dhe nuk besoj se ka një lojtar që ka gisht. Unë si trajner e kam shpjeguar se çfarë kam parë”.

Seancat dëgjimore do të vijojnë edhe javën e ardhshme, me Tiranën që mbrojtjen e saj do ta dorëzojë edhe me shkrim. Për momentin ende nuk ka shifra të sakta të basteve të luajtura apo edhe një datë kur do të jepet vendimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë