
Ashpërsohen masat për Ballkanin, kufizimet do të zgjaten deri në fund të korrikut
Shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të mbeten jashtë listës së vendeve për të cilat ishte rekomanduar të hiqen kufizimet për udhëtim të qytetarëve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.
Kufizimet priten të zgjaten deri në fund të korrikut. Së fundmi, BE ka vendosur të heqë nga lista edhe Malin e Zi dhe Serbinë. Të përjashtuara që në fillim për shkak të numrit të lartë të të infektuarve ishin Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina.
Edhe rekomandimi i para dy javësh nuk u përfill nga shumica e shteteve anëtare të BE-së, të cilat mbajtën kufizimet edhe për shtetet që ishin në listë. Disa shtete anëtare të BE-së kanë paralajmëruar edhe masa shtesë të kufizimit të udhëtimeve nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Madje, edhe për shtetasit e vet që vizitojnë këto vende do të kërkojnë të vetizolohen në kthim.