Fasonët ndryshojnë kurs, prodhojnë maska e veshje mjekësore

Pandemia e koronavirusit nuk ka frenuar punën për industrinë fason, por ka detyruar këto biznese që të përshtaten dhe të diversifikojnë prodhimin. 

Florjan Zekja, sipërmarrës në industrinë e veshjeve dhe këpucëve, shpjegon se vështirësitë që po has sektori janë të mëdha, teksa një pjesë e madhe e ndërmarrjeve, sipas tij, kryesisht ato që punojnë në industrinë e modës, janë mbyllur për shkak të kërkesës së ulët nga tregjet. 

Sipas Florian Zekjes, rikthimi në normalitet për industrinë fason do të kërkojë kohë dhe mbështetje nga qeveria, të cilës do t’i dorëzojnë së shpejti edhe një paketë konkrete.

Sektori i industrisë së veshjeve dhe këpucëve punëson mbi 80 000 individë në të gjithë vendin, teksa përbën edhe një nga zërat kryesorë të eksporteve.