Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Industria prodhuese, Shkodra: Rikthimi i vështirë, nevojitet një strategji

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 16:07 | Ekonomi
Industria prodhuese, Shkodra: Rikthimi i vështirë, nevojitet një

Kompanitë prodhuese po hasin probleme të mëdha me rikthimin në punë, duke zbehur ndjeshëm edhe pritshmëritë për rimarrjen e forcës punëtore.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, bën bilancin e gjendjes në sektorë të ndryshëm të industrisë.

"Rikthimi ka ndryshime mes sektorëve. Në sektorin e tekstilit është problematik, edhe në sektorin e letrës ka pasur ulje të kërkesës", tha Shkodra.

Në një situatë të tillë, që rezulton shumë pesimiste edhe nga Vrojtimi i Besimit të Biznesit të Bankës së Shqipërisë, industria kërkon një plan të qartë të rimëkëmbjes ekonomike.

Ndërkohë, sipas Shkodrës, një pjesë e industrisë ushqimore ka një rikthim thuajse në normalitet, me përjashtim të atyre kompanive të lidhura me fushën e hotelerisë dhe restoranteve. Situata është thuajse e njëjtë edhe në sektorin e prodhimit të materialeve të ndërtimit, që po vuan nisjen e ngadaltë të programit të rindërtimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë