Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pritet të rinisin punën, punonjëset e seksit në Bolivi përgatiten me “uniformën” e re

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 18:29 | Lifestyle

Punonjëset e seksit në Bolivi po përgatiten për punën në kohën e koronavirusit, me “uniforma” të reja që përfshijnë doreza dhe mushama të tejdukshme.

Këto punonjëse kanë përpiluar një protokoll sigurie prej 30 faqesh që do i paraqitet autoriteteve për t’i bindur ata që të lejojnë edhe punën gjatë ditës.

Lily Cortes, një përfaqësuese e sindikatës së punonjëseve të seksit në Bolivi, tha se ka femra që nëse nuk do t’u lejohet të punojnë në shtëpi publike të legalizuara, do të punojnë rrugëve dhe kjo gjë do të ishte shumë më keq.

Një nga punonjëset tha për Reuters javën e kaluar se e dezinfekton tubin e kërcimit, në shtëpinë publike ku punon së bashku me disa kolege të tjera. Ndërsa “uniforma” e re e lejon që të punojë dhe të mbrojë veten në të njëjtën kohë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë që bazuar në të dhënat që disponon, koronavirusi nuk është seksualisht i transmetueshëm, por kontakti i afërt është i pashmangshëm gjatë seksit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani