Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Real Madrid, thirrje tifozëve: Mos u grumbulloni në shesh nëse fitojmë titullin

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 21:04 | Futboll
Real Madrid, thirrje tifozëve: Mos u grumbulloni në shesh nëse

Real Madrid u ka kërkuar tifozëve që të mos grumbullohen në sheshin Cibeles në rast se madrilenët fitojnë titullin kampion.

“Të gjithë e dimë situatën në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kur duhen edhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit, si ekipi ynë, ashtu edhe Barcelona, mund ta fitojnë titullin kampion. Nëse e fitojmë ne, lojtarët tanë nuk do të shkojnë në sheshin Cibeles për të festuar, kështu që u kërkojmë edhe tifozëve tanë që të mos shkojnë aty”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit madrilen.

“Të gjithë duhet të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së pandemisë”, shton Real Madrid.

Real Madrid, i cili ka 4 pikë avantazh ndaj Barcelonës, shpallet kampion në Spanjë nëse fiton një nga dy ndeshjet e mbetura ose i barazon të dyja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani