150 milionë paund buxhet, City hidhet në merkato për 3 lojtarë

Nga ferri në parajsë. Manchetser City është gati të ndërhyjë frikshëm në merkaton verore, menjëherë pasi u njoh me heqjen e dënimit të UEFA-s nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Kjo, edhe për shkak të krenarisë personale të sheikut Mansour, që kërkon një tjetër triumf përballë UEFA-s. Trajneri Pep Guardiola do të vijojë të jetë në krye të stolit, dhe për të pritet të ketë shumë dhurata, sidomos nga ato me orgjinë kampionatin italian.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, janë disa emra në listë. Lautaro Martinez është një prej tyre, me argjentinasin të cilit i ka skaduar klauzola 111 milionë euro e lirimit e tashmë nevojiten bisedime me presidentin Marota.

Tjetër objektiv i City është Koulibaly, mbrojtësi senegalez të cilin Napoli kërkon ta blindojë. Por duke qenë se nuk ka ende një firmë për rinovimin, ofertat e majme nga Premier League mund të sjellin largimin e 29-vjeçarit. Manchester City kërkon edhe David Alaba, mbrojtësin austriak i cili kërkon të largohet nga Bayern e për të cilin ka shumë kërkesa.

Me rreth 150 milionë paund në dispozicion për të bërë merkato, anglezët janë gati të sfidojnë gjigantët e Europës për emrat më të nxehtë të dritares verore të transferimeve.