Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A mund t’i anulojë opozita kontratat koncesionare? Ekspertët përgjigjen në “A2 Business Week”

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 21:14 | Ekonomi
A mund t’i anulojë opozita kontratat koncesionare? Ekspertët

Opozita ka bërë një premtim publik për anulimin e kontratave koncensionare të Partneritetit Publik Privat, ato që ndryshe njihen si PPP-të.

Në A2 Business Week, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se “kontratat koncesionare janë shumë të vështira që të anulohen”.

“Kolegët e Partisë Demokratike duhet ta kuptojnë që nuk mund të anulohen të gjitha kontratat, është e pamundur dhe e kushtueshme”, tha Malaj.

Ndërsa zoti Elton Haxhi, ish zv/ministër i Financave, deklaroi se “opozita nuk ka dhënë argumente se pse do t’i anulojë kontratat dhe përderisa nuk ka dhënë arsye, dyshoj se i ka mundësitë për anulim”.

Sipas tij, problemi i PPP-ve qëndron te kapaciteti ynë për vlerësimin ekonomik, financiar dhe social të këtyre investimeve: “Problemi qëndron te analiza e studimit të fizibilitetit, në shumë prej tyre, edhe sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, rikthimi në vlerë për qytetarët i këtyre investimeve publike, në raport me rajonin është pak më i ulët. Ministria e Financave ka një rol më të rëndësishëm në miratim dhe monitorim, por kemi një problem në kapacitetet tona në aspektin e vlerësimit ekonomik, financiar dhe social të këtyre investimeve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë