Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen e 5 qershorit

Përditësuar më: 15/7/2020, ora 12:03

Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen e 5 qershorit

Përditësuar më: 15/7/2020, ora 12:03

Me 10 vota pro dhe 5 kundër, Komisioni i Ligjeve miraton ëe parim draftin për Reformën Zgjedhore të dalë nga marrëveshja e 5 qershorit me opozitën jashtë parlamentare.

Deputetet e pakicës parlamentare deklaruan se nuk e njihnin Këshillin Politik ku u negociua marrëveshja, ndonëse përfaqësoheshin aty me Rudina Hajdarin. Kjo e fundit tha se marrëveshja ishte politike për të rikthyer opozitën në zgjedhje, por reforma ishte e paplote pa ndryshimin e sistemit.

Socialisti Damian Gjiknuri, duke prezantuar nismën, shpjegoi se disa kërkesa të OSBE/ODIHR u sakrifikuan për hir të kërkesave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që sipas tij, kërkuan të ruanin disa garanci që kishin me kodin aktual.

“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me oopozitën jashtë parlamentare! U votua pa konsensus sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD!”, reagoi Kryeministri Rama në Twitter pas votimit.