Mbledhje në natyrë, Këshilli i Qarkut Berat synon të promovojë pikat turistike

Këshilli i Qarkut të Beratit ka marrë një vendim mjaft origjinal, duke i bërë mbledhjet e këtij këshilli në ambiente të hapura, kryesisht në pikat turistike të qarkut.

Kjo praktikë ka synim promovimin jo vetëm të pikave turistike, por edhe si një mënyrë e re për thithjen e sa më shumë vizitorëve në këtë periudhë mjaft të vështirë për shkak të pandemisë botërore të Covid-19.

Mbledhja e parë në natyrë u mbajt në Kalanë e Beratit dhe një nga pikat kryesore të kësaj mbledhjeje ka qenë prezantimi i projektit mbështetur nga BE, Sus Tourismo, për turizmin e Qëndrueshëm, partner në të cilin është edhe Qarku i Beratit.