Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Situatë e rëndë ekonomike, nuk ka blerje as me çmime të ulura

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 15:06 | Sociale
Situatë e rëndë ekonomike, nuk ka blerje as me çmime

Tregu “Rus” në Shkodër, ndër më të mëdhenjtë e kryeqendrës së veriut, nuk është më si dikur.

Shumë tregtarë kanë mbyllur qepenat dhe tezgat e tyre, të tjerë po përpiqen të mbijetojnë. Por, ajo që është më problematike është fakti që blerjet kanë rënë ndjeshëm.

Nuk bëhet fjalë për blerje luksi, por për ushqimin e përditshëm, fruta, perime, bulmet. Kjo rënie e blerjeve vjen në një periudhë kur çmimet janë më të ulëta se kurrë më parë.

Madje, edhe vetë qytetarët shprehen të keqardhur për tregtarët, të cilët po shesin me qindarka për të siguruar mbijetesën.

Në situatën ku ndodhen, vetëm ndërhyrja e shtetit mund të shpëtojë këta tregtarë nga falimentimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë