Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tërmeti dhe pandemia rrisin sigurimet e pronës dhe shëndetit

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 16:41 | Ekonomi

Tërmetet e vitit të kaluar dhe pandemia e koronavirusit kanë trembur qytetarët dhe bizneset. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gjatë 5 mujorit të këtij viti, ka pasur rritje të sigurimit vullnetar të pasurisë, si dhe jetës dhe shëndetit.

Të dhënat e detajuara tregojnë se sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës shënoi një rritje të ndjeshme me 43,3% gjatë 5 mujorit të këtij viti, kundrejt të njëjtës periudhë të një vitit më parë. Aktualisht, vetëm 2,5%  e banesave në Shqipëri kanë një sigurim prone, ku pjesa më e madhe për efekt kredie dhe vetëm një pjesë e vogël janë të siguruara në mënyrë vullnetare.

Ndërkaq, duket se shpërthimi i koronavirusit ka dhënë efekt tek individët pasi statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare flasin për rritje me 13% edhe për sigurimin e tyre nga sëmundjet. Ndërkohë, nga ana tjetër bllokimi i qarkullimit për rreth 2 muaj për shkak të masave kufizuese të pandemisë ka sjellë një rritje të numrit të mjeteve të pasiguruara në rreth 22% ose 136 mijë të tilla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani