Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tri institucione bashkë në goditjen e krimit dhe financimin e terrorizmit

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 16:46 | Aktualitet
Tri institucione bashkë në goditjen e krimit dhe financimin e

Hetimet dhe informacionet mbi pastrimin e parave goditjen e aseteve kriminale, por edhe financimin e terrorizmit, do të bashkërendohen mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Financave.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, tha se nëpërmjet këtij bashkëpunimi mes institucioneve krahas goditjes së krimit i jepet fund dhe informalitetit në ekonomi. Ndërsa ministri i Brendshëm u shpreh se ndonëse vlera prej 100 milionë eurosh e sekuestruar nga Policia ka pasur problematikat e saj deri te vendimet e gjyqësorit. Për ministren e Financave, Anila Denaj, tashmë marrëdhënia mes institucioneve do të jetë më e ngushtë në shkëmbimin e informacionit.

Nënshkrimi i memorandumit vjen në funksion të përmbushjes së rekomandimeve që ka Shqipëria për në Bashkimin Europian.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli