FIFA publikon kalendarin e Botërorit 2022

maxresdefault 1100x620

Botërori i pazakontë që do të zhvillohet për herë të parë në dimër ka tashmë datat zyrtare. “Katar 2022” do të nisë në datën 21 nëntor dhe një tjetër risi e turneut është zhvillimi i plot 4 ndeshjeve brenda një dite.

Takimet do të zhvillohen në katër orare të ndryshme duke nisur prej orës 12:00, sipas orës shqiptare, duke vazhduar në orën 15:00, 18:00, dhe në orën 21:00 të mbrëmjes. Faza e grupeve do të përfundojë në datën 2 dhjetor ndërsa 1 të 16-at do të luhen mes datave 3 dhe 6 dhjetor. Fansat do të presin pak ditë deri sa përfaqësueset të përballen në çerekfinale në datat 9 dhe 10 dhjetor.

Emocionet e Botërorit dhe ato të atmosferës së Krishtlindjes do të jenë të përziera bashkë, me gjysmëfinalet që do të zhvillohen më 13 dhe 14 dhjetor ndërsa finalja e madhe do të mbahet në “Lusail Stadium”, në Doha, ndërsa spektakli do të nisë prej orës 16 me ceremoninë mbyllëse dhe më pas me duelin që do të përcaktojë skuadrën e Kampione të Botës.