Koronavirusi në Itali, mbi 35 000 viktima në total. Shtohen rastet e reja

italia rastet 600x338

Në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 230 raste të reja me koronavirus në Itali, një rritje e shifrave krahasuar me ditën e djeshme (162).

Viktimat janë 20, edhe kjo shifër më e lartë sesa ajo e djeshmja, kur u shënuan 13 viktima nga Covid-19.

Rastet në total kanë shkuar në 243 736, ndërsa numri i viktimave i ka kaluar 35 000.

Ndërkohë, të shëruarit në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë 230 persona.