Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lami: Nuk mund të thuash që Kuvendi është sovran, ku aty mungon opozita reale

Nga A2 CNN
16 Korrik 2020, 19:47 | Politikë
Lami: Nuk mund të thuash që Kuvendi është sovran, ku aty

Analisti Roland Lami, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, deklaroi se nuk mund të quhet garë kur merret një iniciativë në lidhje me rregullat e zgjedhjeve dhe ndërkohë opozita reale nuk pyetet.

“Sot, jemi në kushtet ku legjislativi është i pjesshëm në Kuvend, pasi opozita reale nuk ndodhet në Parlament, kështu që nuk mund të përdoret karta formale duke thënë se Kuvendi është sovran dhe vendos mbi gjithçka që gjykon konform rregullave, kur vetë Kuvendi është në krizë përfaqësimi dhe legjitimiteti. Nëse merret një iniciativë në lidhje me rregullat e zgjedhjeve dhe ndërkohë opozita reale nuk pyetet, çfarë gare është kjo? Edhe sistemet totalitare mbi bazën e ligjeve dhe rregullave funksionojnë, por çështja është: a është demokratik ligji? Ligji mund të jetë në përputhje me Kushtetutën, por nuk është demokratik dhe i drejtë”, shpjegoi Lami.

Sipas tij, hapja e listave nuk ishte shqetësim: “Nuk kemi të bëjmë me një shqetësim në lidhje me hapjen e listave. Në Këshillin Politik, kur zonja Rudina Hajdari e artikuloi këtë si element, PS-ja dhe PD-ja e refuzuan, pasi u rezulton që sistemi aktual i favorizon më shumë. Edhe nëse zoti Rama ka reflektuar për listat e hapura, nuk mund të bëhet vetëm sepse ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk vjen nga qeveria, por kryesisht nga opozita”.

Lami theksoi edhe pikat ku duhet të përqendrohet tani opozita.

“Opozita duhet të bindë dhe informojë faktorin ndërkombëtar dhe jam i bindur se do të kërkohet ndërhyrja e tyre. Nëse nuk do të vijë, mund të kemi situata të paparashikueshme”, tha Lami.

Sipas analistit, Partisë Socialiste i rezulton që nëse opozita futet në zgjedhje e bashkuar, nuk ka shumë shanse për mandatin e tretë: “Kjo është një llogari politike”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë