Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta: Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron 9 muaj përpjekje

Nga A2 CNN
16 Korrik 2020, 13:30 | Politikë
Meta: Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron 9 muaj përpjekje

Në komunikimin e tij javor, presidenti Ilir Meta u përqendrua në propozimin për ndryshimet kushtetuese. Ai theksoi se ky propozim zeron 9 muaj përpjekje.

“Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron 9 muaj përpjekje. Ndryshimet janë antikushtetuese, janë kundër parimeve të Komisionit të Venecias dhe duhet të nisin të paktën 1 vit para datës së zgjedhjeve. Palët t’i qëndrojnë besnike marrëveshjes së arritur.

Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka legjitimitetin kushtetues dhe politik për të realizuar ndryshime kushtetuese. Kuvendi ka vetëm 82 deputetë legjitim, që kanë fituar mandatin nga procesi zgjedhor, ku përfshihen edhe 3 deputetë e opozitës, të cilët nuk pranuan, me të drejtë, të dorëhiqeshin”, u shpreh Meta.

Meta u shpreh se iniciativa është antikushtetuese, pasi është në kundërshtim me dy nene. “Citohet se gjatë gjendjeve që kërkojmë marrjen e masave të jashtëzakonshme nuk mund të ndryshohet kushtetuta”, u shpreh Meta.  

Presidenti theksoi se do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë e tij kushtetuese për të zhvlerësuar një veprim të tillë. “Një akt i tillë nuk do të njihet nga institucioni i presidentit”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë