Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Interi i bën presion Juventusit, zikaltrit ngjiten në vendin e dytë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 08:46 | Futboll
Interi i bën presion Juventusit, zikaltrit ngjiten në vendin e

Interi është tashmë rivali më i afërt i Juventusit për titullin në Serie A. Skuadra e Contes mundi Spalin e vendit të fundit me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa ka ngushtuar diferencën me bardhezinjtë në 6 pikë dhe është ngjitur në vendin e dytë në klasifikim.

Candreva i dha avantazhin zikaltërve me pjesën e parë që nuk pati asgjë tjetër për t’u shënuar. Në 45 minutat e dyta, Interi arriti të shënojë me lehtësi edhe golat e tjerë nëpërmjet Biraghit, Sanchez e në fund Gagliardinit.

Kjo ishte fitorja e dytë me radhë për milanezët që ndiqen nga Atalanta dhe Lazio, të dy këto skuadra që nuk kanë hequr gjithashtu dorë nga titulli.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu