Mesazhi i eurodeputetëve, Parlamenti Europian: Ndryshoi për një gabim, thelbi i njëjtë

Përditësuar më: 17/7/2020, ora 14:12
parlamenti europian 1024x576

Mesazhi i eurodeputetëve, Parlamenti Europian: Ndryshoi për një gabim, thelbi i njëjtë

Përditësuar më: 17/7/2020, ora 14:12

Parlamenti Europian sqaroi përse u fshi nga faqja deklarata e djeshme e tre deputetëve që i kërkonin Shqipërisë miratimin sa më shpejt të marrëveshjes së 5 qershorit.

Sipas zyrës së shtypit të Parlamentit Europian, versioni i publikuar dje ishte jo përfundimtar dhe ishte hedhur në faqen e institucionit gabimisht.

Qëndrimi i firmosur prej kreut të Komisionit të Jashtëm, David McAllister, raportueses për Shqipërinë, Isabel Santos dhe kreut të delegacionit për Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis, u ripublikua sot në faqen e Parlamentit Europian, me disa modifikime. Çfarë binte në sy ishte gjuha e zbutur në disa paragrafë. Tonet ultimative të versionit fillestar ishin hequr dhe varianti final i deklaratës kufizohej të nënvizonte se ishte me rëndësinë për integrimin të ruhej konsensusi për reformën zgjedhore. Edhe zyra e shtypit e Parlamentit Europian theksoi se thelbi i mesazhit të tre europarlamentarëve nuk ndryshon: marrëveshja e 5 qershorit duhet të implementohet plotësisht.