Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Meta nuk shkarkohet, zgjidhja do të vijë përmes ndryshimit të legjislacionit

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 13:03 | Politikë
Meta nuk shkarkohet, zgjidhja do të vijë përmes ndryshimit

Ndëshkimi i Ilir Metës nuk erdhi. Më 8 korrik 2019, kur u ngrit komisioni hetimor ndaj Presidentit, Edi Rama e cilësonte atë si burim të destabilitetit institucional dhe rrezikshmërisë shoqërore, por shumë gjëra ndryshuan rrugës.

Ulsi Manja tha: “Vërtet ka kryer shkelje në anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por jo për ta shkarkuar”.

Pas një viti, shkeljet e Presidentit të Republikës nuk mjaftojnë për ta shkarkuar, sipas mazhoranës, por vetëm për të ndryshuar ligjet e Reformës në Drejtësi dhe Kushtetutën.

Në konkluzionet e hetimit 1-vjeçar, ishte opozita ajo që mbështeti kauzën për të cilin fillimisht u investua mazhoranca, shkarkimin e Presidentit. Halit Valteri u shpreh: “Opozita parlamentare kërkon shkarkimin e Presidentit për çdekretimin e zgjedhjeve”.

Arben Zeneli, nënkryetar i komisionit, tha: “Nga njëra anë thoni që Presidenti e ka shkelur Kushtetutën dhe nga ana tjetër thoni që do t’i japim vërejtje me shkrim. Kjo nuk ka sens në aspektin juridik dhe njerëzor”.

Duke nuhatur një amnisti për pazarin e radhës, opozita braktisi mbledhjen.

47 faqet e gjetjeve të mazhorancës dhe 20 të opozitarëve, do të bashkohen në një raport final që do të diskutohet të hënën e ardhshme, për t’u miratuar më pas në një seancë të posaçme plenare. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani