Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Ndryshimet kushtetuese të kalojnë në Këshillin Politik”, Rama: I gatshëm të shkoj vetë në tryezë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 14:58 | Politikë
“Ndryshimet kushtetuese të kalojnë në Këshillin

Kryeministri Rama reagoi me anë të një postimi në Twitter se është i gatshëm që ndryshimet kushtetuese të diskutohen në Këshillin Politik, ashtu siç Meta ishte shprehur në takimin e mëngjesit të sotëm me Bashën.

Kryeministri shkruan se është i gatshëm të shkojë në këtë tryezë, madje i bën thirrje edhe Bashës me Metën.

“PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD, LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s'ka si të jetë kundër, madje megjithë OP në tryezë!

PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD, LSI, OP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë, e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!”, shkruan Rama.

https://a2news.com/2020/07/17/meta-pret-serish-bashen-edhe-ndryshimet-kushtetuese-te-kalojne-ne-keshillin-politik/

A2 CNN Livestream

Dita jonë