Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sarri në pikëpyetje, Juventus projekton Pirlon si trajner të ri

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 13:48 | Futboll
Sarri në pikëpyetje, Juventus projekton Pirlon si trajner të ri

Rënia e lojës së Juventusit në fazën më delikate të sezonit ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Sarri, projekti i të cilit fliste për një lojë sulmuese përtej rezultateve.

Pavarësisht se diçka e tillë ka ndodhur në pak ndeshje, tekniku italian do të jetë edhe për një sezon më shumë sepse probabiliteti është i lartë që Juventusi të fitojë titullin, por edhe për shkak se për momentin nuk ka mjaftueshëm alternativa.

Megjithatë, prej vitit 2021, Juventus mund të ketë emër të ri për stolin, por jo të panjohur për klubin bardhezi.

Andra Pirlo, ish-mesfushori bardhezi, i cili së fundi ka marrë drejtimin e skuadrës së 23-vjeçarëve të “Zonjës së Vjetër”, po projektohet nga drejtuesit si e ardhmja e stolit të Juventus.

E përforcon edhe më shumë fakti që “maestro” ka nënshkruar me 23-vjeçarët deri në vitin 2022, atëherë kur përfundon kontrata e Maurizio Sarrit.

Nëse gjatë kësaj kohe Pirlo do të tregojë sinjalet e duhura në drejtim, krerët e Juves janë gati t’i besojnë skuadrën e parë. Titulli kampion mund të mos mjaftojë për Sarrin që mund të shkarkohet nëse skuadra e tij do të bëjë një figurë të keqe në Champions League.

A2 CNN Livestream

Dita jonë