Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fluksi i emigrantëve në rajon, FRONTEX instalon oficerë në Malin e Zi

Nga A2 CNN
18 Korrik 2020, 08:21 | Ballkani
Fluksi i emigrantëve në rajon, FRONTEX instalon oficerë në

Misioni FRONTEX do të instalohet edhe në kufijtë e Malit të Zi për të ndaluar fluksin e emigrantëve që mbërrijnë atje nga Shqipëria, për të kaluar më tej drejt Kroacisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtori i Agjencisë Europiane të Kufijve, Fabrice Leggeri, i cili e paralajmëroi diçka të tillë më 21 maj të vitit të kaluar, kur mbërriti në Tiranë për të nënshkruar marrëveshjen e parë të FRONTEX me një vend jashtë BE-së.

Tashmë, specialistët e FRONTEX patrullojnë kufijtë e Shqipërisë me Greqinë dhe përgjatë një viti janë ndaluar afro 15 mijë emigrantë, por rrjetet kriminale u mundësojnë atyre kalimin mespërmes vendit tonë, duke i dërguar në kufi me Malin e Zi.

Duket se shtimi i flukseve të emigrantëve që vijnë nga Greqia e kanë detyruar Agjencinë Europiane të Kufijve të nënshkruajë një marrëveshje me Malin e Zi, e dyta e këtij lloj pas asaj me Shqipërinë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani