Makina përplas biçikletën, humb jetën 60-vjeçari

policia shkoder shtoj i ri 600x338
Foto arkiv

Një aksident, me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar këtë pasdite në Lushnje. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë–Lushnje, në afërsi të fshatit Dushk.

“Shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë”, thotë Policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.