Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pushime në Shqipëri, fluks i qytetarëve nga Kosova në Morinë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2020, 11:50 | Aktualitet
Pushime në Shqipëri, fluks i qytetarëve nga Kosova në

Mëngjesin e sotëm, një numër i madh qytetarësh nga Kosova iu drejtuan pikës kufitare të Morinës për të bërë pushimet në bregdetin shqiptar.

Numri i madh i automjeteve krijoi fluks në pikën kufitare. Shqiptarët e Kosovës thonë se vijnë në vendin tonë për të bërë plazh në qytetet bregdetare si Shëngjini, Velipoja, Durrësi, por edhe në Ksamil.

Pandemia e koronavirusit nuk i ka ndalur lëvizjet e tyre. Ata thonë se duan ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë periudhë për të marrë rreze dielli dhe për të shijuar bregdetin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani