Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Arrestohet 23-vjeçari i akuzuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni me të mitur

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 09:56 | Kronikë

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, i akuzuar për disa vepra penale, mes tyre trafik i lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Ai bëhet kështu personi i gjashtë i vënë në pranga në kuadër të operacionit “Nikla”.

A. B., 23 vjeç, banues në Krujë, u arrestua në rrugën "Petrit Radovicka", gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, thotë Policia.

23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Gjithashtu, ai ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.

A2 CNN Livestream

Dita jonë