Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Barcelona e mbyll kampionatin me fitore 5-0, por golat kanë vlerë vetëm për Messi-n

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 18:53 | Futboll

Barcelona e mbylli kampionatin me një fitore të thellë 5-0, në transfertë ndaj Alaves, por pa vlerë pasi Reali i Madridit e zyrtarizoi titullin që javën e kaluar.

Barça e dominoi totalisht takimin ndaj një kundërshtari që siguroi mbijetesën javën e kaluar. Pjesa e parë u mbyll 0-3, me gola të shënuar nga Fati, Messi dhe Suarez, ndërsa në të dytën shënoi edhe Semedo, argjentinasi e vulosi rezultatin në 0-5.

Por ndërsa për Barcelonën golat nuk kishin vlerë, e kundërta ndodh me Messi, i cili pasi realizoi dy gola në këtë takim mund të ketë siguruar “Këpucën e Artë” në La Liga, duke qenë se është në kuotën e 25 golave, 4 më shumë se Benzema i vendit të dytë, i cili ka edhe 90 minuta në dispozicion mbrëmjen e sotme kur Reali do të luajë në transfertë ndaj Leganes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë