Elbasan, Muzeu Etnografik në krizë, s’ka vizitorë të huaj

KR MUZEU frame 493 1100x620

Për shkak të pandemisë turizmi në Elbasan ka marrë një goditje të rëndë dhe asnjëherë më parë qyteti i Elbasanit në këtë periudhë nuk ka qenë kaq bosh sa tani. Të vetmit që vizitojnë pikat historiko-kulturore janë qytetarët elbasanas apo nga zona të tjera të Shqipërisë.

Kriza e frekuentuesve të huaj ndihet edhe në Muzeun Etnografik. “Nuk kemi turistë të huaj, për shkak të Covid-19. Vihet re që vizitorët janë vendas, pjesa më e madhe e qytetit ose banorë të zonave përreth”, thotë Silva Belegu, drejtore e Muzeut.

Mesa duket ky vit do të jetë me sfida dhe pritshmëri aspak pozitive për një sezon që nuk do t’u ngjajë atyre të kaluarve.