Fiorentina ëndërron kampionin e botës, kërkon ndihmën e Ribery

franck ribery fiorentina 2019 20 imkx251oqwpw1now5isluuj5x 1100x620

Fiorentina ka nisur të mendojë seriozisht për dy lojtarë që do të përforconin skuadrën për sezonin e ardhshëm, edhe pse nuk ka zgjidhur ende çështjen e trajnerit.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, klubi vjollcë dëshiron të shtojë në radhët e saj Mario Gotze-n, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014. Edhe pse lojtari është larg ditëve më të mira, pas mbylljes së kontratës me Borussia Dortmund, është lojtar i lirë dhe nuk do të kishte kosto ekstra përveç rrogës. Për të interesohen edhe Sevilla dhe Monaco, por Fiorentina shpreson që Franck Ribery, i cili ka luajtur me Gotze-n te Bayern Munchen, të mund ta bindë.

Ribery mund të shërbejë si ndihmë edhe për “rekrutimin” e një tjetër veterani, Mario Mandzukic, me të cilin gjithashtu ka luajtur te Bayern. Kroati është gjithashtu lojtar i lirë, por për ish-juventinin interesohet edhe Antonion Conte, i cili e do tek Inter.