Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rinis gjyqi ndaj kryeministrit izraelit Netanyahu, akuzohet për korrupsion dhe keqmenaxhim të pandemisë

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 13:02 | Bota
Rinis gjyqi ndaj kryeministrit izraelit Netanyahu, akuzohet për korrupsion

Izraeli iu rikthye gjyqit ndaj kryeministrit të vendit, Benyamin Natanyahu, i cili akuzohet për marrje ryshfeti duke u bërë i pari lider që përballet me drejtësinë.

Procesi gjyqësor nisi që prej nëntorit të vitit të kaluar pas akuzave se kryeministri 70-vjeçar në cilësinë e liderit ka pranuar dhurata të majme nga miq të tij milionerë në këmbim të favoreve që iu kthyen me mbulimin mediatik të fushatave të tij promovuese. Gjyqi u pezullua për disa muaj për shkak të situatës me koronavirusin, por e diela shënoi rifillimin e tij pas protestave të vazhdueshme në vend.

Njerëzit e akuzojnë për marrje ryshfeti kryeministrin, por edhe për keqmenaxhim të situatës me pandeminë. Gjatë seancës së sotme, Netanyahu nuk ishte i pranishëm në sallë pasi, sipas gjykatësve, ishte një prezantim i nivelit teknik. Akuzat për marrje ryshfeti, nëse vërtetohen, dënohen deri me 10 vite burg në Izrael.

A2 CNN Livestream

Dita jonë