Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Video brenda spitalit Infektiv, PD: Ministrja terrorizoi qytetarët me pamje të rreme

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 14:33 | Politikë
Video brenda spitalit Infektiv, PD: Ministrja terrorizoi qytetarët me pamje

Partia Demokratike thotë se ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manstirliu, duhet të japë dorëheqjen pas publikimit të një videoje një ditë më parë me pamje nga brenda spitalit Infektiv në Tiranë, ku po trajtohen pacientët me Covid-19.

“Ajo ka mashtruar qytetarët përmes pamjeve të rreme, duke i terrorizuar ata. Efekti nuk është aspak sensibilizimi i qytetarëve për të përdorur maskën dhe masat e tjera për distancim social dhe higjienë. Denoncimin e një qytetari ma kanë dërguar me dhjetëra të njohur, të revoltuar nga horrori që Ministrja e Shëndetësisë përcjell me dashje. Qytetari ka njohur në video gjyshen e tij, të painfektuar nga COVID, që sot e ka në shtëpi, por që Ogerta Manastirliu e paraqet si të shtruar në spitalin COVID.

https://a2news.com/2020/07/18/vendoseni-masken-manastirliu-publikon-pamjet-e-renda-brenda-spitalit-infektiv/

Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen, sepse në vend të mesazheve bashkëpunuese, edukative për qytetarët, mbjell frikë dhe terror me regjinë e rreme makabre të Edi Ramës”, shkruan ish-deputeti i PD Bardh Spahia në Facebook.

Ai gjithashtu tha se në videon e shpërndarë nga Manastirliu tregohet se serumet jepen në shishe uji. “Në këtë nivel të tmerrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysmë më parë. Prokuroria e Posaçme duhet të nisë menjëherë hetimin penal për Ministren e Shëndetësisë, që shpërndau një video false për të terrorizuar qytetarët!”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë