Bardhi: PS kërkon të rihapë çështje që kemi rënë dakord. 5 qershori nuk ndryshon

Gazmend Bardhi 1100x620

Gazmend Bardhi, në emër të opozitës së bashkuar, u shpreh pas takimit të sotëm të Këshillit Politik, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, se PS po kërkon të rihapë çështje për të cilat është rënë dakord më 5 qershor. Bardhi thekson se kjo nuk ka për të ndodhur dhe se 5 qershori nuk do të ndryshojë.

“Për 6 muaj, këshilli politik ka qenë në një punë të vijueshme për çështje që lidhen me zgjedhjet. Më 5 qershor është nënshkruar një marrëveshje dhe ne sot iu kërkuam informacion kryetarit të PS mbi angazhimin e tij se kur do të ndodhë miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit. Nuk morëm një përgjigje për këtë.

Dua të konfirmoj se ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit. Nga ajo marrëveshje të gjitha palët nuk morën gjithçka kërkuan, por u mbështetën nga partnerët tanë strategjik. Sot na u konfirmua se duhet të rihapim çështje të marrëveshjes së 5 qershorit. Nuk mundemi ta bëjmë këtë. Na u pohua se PS kërkon të rihapë çështje që kemi rënë dakord”, u shpreh Gazmend Bardhi.