Shtrëngimi i masave për klubet e natës, reagon Edi Rama

edi rama  1100x620

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur këtë të hënë se nga sot do të ndalohen klubet e natës, diskot, “lounge bar” dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre.

Për këtë masë ka reaguar me anë të një statusi në Twitter edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se është e pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin për këtë masë.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje”, shkruan Rama në Twitter.