Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vendi ku zhvillohen gara ekstreme me triçikël

Nga A2 CNN
20 Korrik 2020, 17:38 | Futboll
Vendi ku zhvillohen gara ekstreme me triçikël

Emocionet më të mëdha në garat e mjeteve motorike zakonisht vijnë nga Formula 1, MotoGP apo Rally, por në Sri Lanka zhvilloht një garë që ka brenda aq shumë të papritura dhe emocione.

Skuadra me nga dy persona garojnë mbi triçikël për të fituar garën më të jashtëzakonshme, që zhvillohet në rrugë të pashtruara, në mes të xhunglës dhe në faqe kodrash.

Më shumë se 200 skuadra marrin pjesë në këtë aventurë të vërtetë automobilistike, që zgjat për dy ditë dhe 160 kilometra.

Triçikli është një mjet tepër i zakonshëm në Sri Lanka, por edhe vende të tjera të Azisë juglindore, ku përdoret si taksi, dhe është një mënyrë e mirë për turistët që të vizitojnë qytetet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu