Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ambasadori në Greqi, Bushati kritikon socialistët se injoruan presidentin

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 14:14 | Politikë
Ambasadori në Greqi, Bushati kritikon socialistët se injoruan

Propozimi për emërimin e Luela Hajdaragës, vajzës së një prej njerëzve dikur me peshë në PS, Luan Hajdaragës, si ambasadore në Greqi, ka sjellë debate mes vetë socialistëve. Në Komisionin e Jashtëm, ish-kryediplomati Ditmir Bushati, kritikoi të vetët, se nisën diskutimet në komision, duke injoruar presidentin, i cili ende nuk është shprehur me dekret për lirimin nga detyra të ambasadores Ardiana Hobdari.

Por, kryetarja e Komisionit Mimi Kodheli, tha se për dekretin duhet të shqetësohej Ministria dhe jo Kuvendi. Ish-krye diplomati Bushati, vuri gjithashtu në dukje se kandidatura e propozuar nga Gent Cakaj, nuk plotësonte kriteret e nevojshme si propozim për ambasadorët që vijnë jashtë sistemit diplomatik.

Bushati sugjeroi rishikim të ligjit të shërbimit të jashtëm, nëse shumica nuk e respekton këtë kriter ligjor për çka Kodheli i kërkoi kolegut të saj të sjellë propozimin konkret. Përtej debateve, Komisioni Jashtëm i dha mbështetjen Hajdaragës për mbajtjen e detyrës në Greqi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani