Basha në Kosovë, takime me kryekomunarët e Mitrovicës dhe Prishtinës

Dita e dytë e vizitës së kreydemokratit Lulzim Basha në Kosovë, përfshiu takime me autoritetet vendore të Mitrovicës dhe Prishtinës.

Kreu i PD, zgjodhi Mitrovicën, për të përcjellë edhe një herë mesazhin kundër idesë së shkëmbim të territoreve Kosovë-Serbi.

Kreu demokrat u takua me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku u kërkuar që Tirana dhe Prishtina të bashkërendojnë iniciativat.

Basha zhvilloi homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe varri i Isa Boletinit. Një ditë më parë, ai takoi Presidentin Thaçi kryeministrin Hoti dhe autoritete të tjera të Prishtinës.