Bashkia e Tiranës jep shpërblimin për kampionët e vendit

Rreth 120 mijë euro për titullin kampion të Tiranës. Kjo është shumë e cila i është akorduar klubit bardheblu për fitimin e Kampionatit Kombëtar, nga kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit, Erion Veliaj. Shifra, është më e madhja që është akorduar ndonjëherë për një trofe sportive sipas kryetarit Veliaj.

Ndërkohë, në fshehtësi të plotë, ekipi i Tiranës, së bashku me tifozë dhe këngëtar të njohur u grumbulluan mbrëmjen e kësaj të hënë në stadiumin “Selman Stermsi” ndërsa mësohet se festa i përket xhirimeve të videoklipi-t që bardheblutë po realizojnë në kuadër të 100-vjetorit të themelimit si klub. Mbrojtësi Albi Doka ishte ai që zbulojë pamjet e festës.

Tirana do të luajë këtë të enjte në transfertë në Laç, e më pas do të presë Bylisin në ndeshjen e fundit ku do të jetë dhe kurorëzimi i kampionëve të rinj.