Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ekipi legjendar spanjoll bie në kategorinë e tretë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 08:47 | Futboll
Ekipi legjendar spanjoll bie në kategorinë e tretë

Ditë e zezë për futbollin spanjoll. Ekipi me mjaft histori, Deportivo La Coruna, po përjeton ditët e saj më të errëta, ndërsa tashmë nuk është më pjesë as e Segunda Division, por ka zbritur në kategorinë e tretë.

La Coruna ra nga kategoria pa e luajtur ndeshjen e saj të fundit, pasi takimi ndaj Fuenlabradas nuk u luajt për shkak të infektimit të gjashtë futbollistëve miq me koronavirus. Gjithësesi, fitorja e rivalëve për mbijetesën, Albacete dhe Lugo në javën e fundit të kampionatit, vulosi tragjedinë e klubit nga Galicia.

Rënia e Deportivo La Couruna vjen 20 vjet pasi arriti të fitojë titullin kampion në La Liga, periudhë e cila shënonte në atë kohë vitet më të arta të klubit. Në vitin 2002, pas dy sezonesh, La Coruna ia doli të fitojë Kupën e Mbretit, ndërsa në vitin 2004 u regjistrua arritja e tyre më e madhe në Evropë, gjysmëfinalistë të Champions League.

Spanjollët e kanë mbyllur kampionatin në La Liga mes tre skuadrave të para prej vitit 1993 deri në vitin 2004. Hera e fundit kur Deportivo La Coruna ishte pjesë e divizionit të tretë të futbollit në Spanjë ka qenë sezoni 1980-1981.

A2 CNN Livestream

Dita jonë