Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Idrizi: Marrëveshja e Ramës me opozitën parlamentare, një farsë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 22:15 | Politikë
Idrizi: Marrëveshja e Ramës me opozitën parlamentare, një

Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, ishte i ftuar në A2 nga ku foli për zhvillimet e fundit politike dhe konkretisht për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Idrizi e quajti një farsë marrëveshjen e Ramës me opozitën në parlament. “Ka një marrëveshje politike që u finalizua më 5 qershor, e cila nuk është një marrëveshje mes dy partive të mëdha, por mes opozitës, mazhorancën dhe garancinë e të gjithë faktorit ndërkombëtar. Ndërkohë, marrëveshja e Ramës me opozitën në parlament është një farsë”.

Idrizi thekson se është hera e parë në 30 vite që bëhet një marrëveshje politike me kaq shumë faktorë të përfshirë, por shton se është edhe hera e parë që një marrëveshje prishet nga njëra palë. “Ata që janë në opozitë sot janë pa parti dhe disa prej tyre do të hyjnë në listat e Edi Ramës”.

Për Idrizin, heqja e koalicioneve tregon frikën e Edi Ramës në zgjedhje, ndërsa thekson se ndryshimi i kushtetutës në këtë situatë është i jashtëligjshëm.

“Meraku që unë kam sot është heqja e koalicione dhe prishja e kushtetutës me një precedent, ku një vit para zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet kushtetuta dhe në një situatë ku jemi në emergjencë kombëtare për shkak të pandemisë”, theksoi Idrizi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani