Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Jorida Tabaku publikon të dhënat mbi borxhin: Rritje mbi 30%, çdo shqiptar paguan rreth 4 500 euro nga xhepi për fasadat e qeverisë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 10:38 | Politikë
Jorida Tabaku publikon të dhënat mbi borxhin: Rritje mbi 30%,

Jorida Tabaku, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, shprehet se “borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4 492 euro”.

“Me një borxh që është rritur me 1 800 euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP. Në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të. Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2 379 euro 7 vjet më parë, nga sot do të paguajë 4492 euro borxh”, shkruan Tabaku në Facebook.

Ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët, për të punësuarit dhe të rinjtë. Shqipëria meriton më shumë dhe shqiptarët do të mbërrijnë të fitojnë lirinë nga kjo oligarki që sot i qeveris”, shton Tabaku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani