Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kamera filmon momentin e shpërthimit të vullkanit Stromboli në Itali

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 22:49 | Kapur në kamera

Një kamera e vendosur pranë kraterit të vullkanit Stromboli në ishullin italian kapi momentin e frikshëm të shpërthimit të llavës.

Vullkani aktiv shpërtheu në orët e para të së dielës, ndërsa pamjet u publikuan në internet. Për fat të mirë, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar këtë herë.

Një shpërthim i ndodhur gjatë korrikut të kaluar në këtë vullkan i mori jetën një alpinisti, ndërsa detyroi banorët e paktë të një fshati në ishull të vrapojnë drejt detit. Sipas regjistrimeve të kryera në vitin 2016, në ishullin italian jetojnë rreth 500 persona, ndërsa ai vizitohet edhe nga shumë turistë gjatë vitit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë