Reforma Zgjedhore, ligjet miratojnë në tërësi Marrëveshjen e 5 Qershorit

Publikuar më: 21/7/2020, ora 11:52

Reforma Zgjedhore, ligjet miratojnë në tërësi Marrëveshjen e 5 Qershorit

Publikuar më: 21/7/2020, ora 11:52

Me vetëm 3 vota kundër të opozitës parlamentare, mazhoranca miratoi nen për nen dhe në tërësi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kishte dakortësuar me Partinë Demokratike dhe LSI-në, sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Në nisje të mbledhjes, Damian Gjiknuri sqaroi se të vetmet modifikime që i ishin bërë tekstit ishin përmirësim teknik i natyrës legjislative, për të cilat kishte mirëkuptimin e opozitës jashtë Parlamentit.

Opozita votoi kundër draftit, ndërsa debatoi në lidhje me kuotat gjinore.

Socialistët “blinduan” tekstin edhe kur propozimet erdhën nga radhët e veta, si në rastin e Vasilika Hysit që kërkonte respektim të kuotave gjinore edhe nga trupat gjyqësore që do të merren me ankimimet zgjedhore.

Tani, Marrëveshja e 5 Qershorit i kalon seancës plenare për miratim.