Marrëveshja me mazhorancën, Hajdari: Një fitore e madhe, unë i mbaj premtimet

rudina hajdari 2 1100x620

Pas marrëveshjes së nënshkruar me mazhorancën për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit këtë të enjte dhe listat e hapura më 31 korrik, Rudina Hajdari e vlerësoi këtë si një fitore për shqiptarët, ndërsa i bëri thirrje edhe opozitës jashtë parlamentit të bashkohet “me trenin e së ardhmes”.

“Jam shumë e kënaqur që sot 80% e shqiptarëve që kanë kërkuar hapjen e listave, kërkesa e tyre mori formën e një marrëveshje politike. Jam shumë e kënaqur që ne realizuam këtë premtim ndaj shqiptarëve, të cilët do të votojnë deputetët që do të dalin me emrat e tyre. Ky është një hap përpara për demokracinë e shqiptarëve.

Ky është një premtim që unë e mbajta deri në fund. Unë i mbaj premtimet dhe këtë e bëj me një përgjegjësi shumë të lartë. Ne jemi këtu falë shoqërisë civile që na mbështeti. Hodhëm një hap përpara drejt një demokracie më të shëndoshë. Opozita jashtë parlamentit t’i bashkohet këtij treni të së ardhmes”, u shpreh Rudina Hajdari.