Ndahet nga jeta një nga aktorët më të njohur të humorit shkodran

anton krosaj 1100x620

Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare një prej aktorëve më të njohur të humorit shkodran, Anton Krosaj. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Anton Krosaj ishte pjesë e estradës së teatrit “Migjeni”, ndërsa numëron mjaft role në komedi dhe skeçe. Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjesë në shumë shfaqje dhe luajti shumë role në shfaqjet e Fabrikës. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në vitin 2003.

Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marrë pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqit. Disa nga to janë ‘Para nga qielli’, ‘Piruet’, ‘Pesha e gruas sime’, ‘Pavioni zero’, ‘Personazhe ne kurth’, etj.